SPAK shtyn për nesër seancën për Gëllçin, kërkon informacion për tendera të tjerë

SPAK shtyn për nesër seancën për Gëllçin, kërkon informacion për tendera të tjerë

Prokuroria e Posaçme në Shqipëri (SPAK) ka shtyrë seancën për ish-drejtorin e Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçin, i cili është arrestuar për abuzim me fondet publike.

SPAK ka kërkuar informacione të tjera mbi disa tenderë të ndryshëm.

Burimet brenda seancës, konfirmojnë se është shtyrë për nesër seanca për Thoma Gëllçin.

Gëllçi ka kërkuar ndryshim mase ndërsa prokuroret kanë pretenduar se kanë kërkuar informacion për tenderë të tjerë. Avokati Dorjan Matlia ka deklaruar se fakti që SPAK ka kërkuar të zgjerojë hetimet është tregues se hetimi kryesor për sa nisi çështja ndaj Gëllçit është drejt dështimit.

Ish-drejtori i RTSH-së u arrestua më 8 tetor dhe Gjykata e Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), më 11 tetor vendosi ta lërë në qeli, së bashku me të akuzuarit e tjerë.

Sipas SPAK, ai ka shpallur procedurën e tenderit përpara se të merrte miratimin nga AMA dhe Bordi, për hapjen e kanalit TVSH Agro.

Tenderi është zhvilluar në vitin 2018 dhe procedura është shpallur tri vite përpara se TVSH Agro të fillonte transmetimin.

Në vitin 2021, TVSH Agro ka dalë në prova teknike. Përmes tenderit janë blerë pajisjet dhe janë përdorur ndërkohë.

Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) kanë shpallur fituese kompaninë, e cila kishte ofertë 20 milionë lekë më të lartë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy