Ish-kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, thotë se pas peticionit kundër ambasadores amerikane fshihet Sali Berisha. Në një lidhje Skype me “Të Paekspozuarit”, Spahiu tha se Berisha po bëhet shkak për një urrejtje në rritje ndaj SHBA-ve te shqiptarët.
Peticioni që po bëhet është i lidhur me rusët. As në Moskë nuk po sulmohet ambasadori amerikan si në Tiranë, as në Pekin, as në Hungari. Nuk është rastësi. Ndodh në një hark kohor të disa viteve të dominimit politik të Sali Berishës. Ne kemi parë diplomatë me helikopterë nga ky njeri. Në ’97 janë larguar zyrtarë të DASH. Sali Berisha ka shkuar përtej konfliktit personal. Peticionin kush e ka bërë? Shoqata e peshkatarëve? Së pari, të gjithë njerëzit e Sali Berishës i kanë bërë share dhe fushatë peticionit kundër ambasadores. Jam i shqetësuar se në Shqipëri po bie miti proamerikan. Një pjesë e mirë e shoqërisë ka një urrejtje ndaj SHBA. Po të ishte për Europën do të ishim thjesht shprehje gjeografike, falë SHBA ka dy shtete shqiptare.



