Covid-19 në Shqipëri/ Gjashtë humbje jete dhe mbi 1 mijë e 500 infektime

Covid-19 në Shqipëri/ Gjashtë humbje jete dhe mbi 1 mijë e 500 infektime

Në ditët e fundit, shifrat e infektimeve pësuan një rritje të madhe për shkak të qarkullimit të variantit të ri Omicron.

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka raportuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar gjashtë humbje jete nga Covid-19: tre qytetarë nga Tirana të moshave 63-91 vjeç, një qytetare nga Durrësi 74 vjeçe, një qytetar nga Saranda 74 vjeç, një qytetar nga Kruja 85 vjeç.

Ndërkaq shifra e infektimeve të reja nga Covid-19 ka qenë në 1 mijë e 549.

Gjithsej, sipas shifrave të ministrisë janë kryer 5 mijë e 662 testime.

Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 127 pacientë, nga të cilët nëntë janë në gjendje më të rënduar.

Nga ana tjetër, janë shëruar 1 mijë e 794 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërsa, pacientë aktivë në të gjithë Shqipërinë janë 23 mijë e 168.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka bёrё apel qytetarëve për t’u vaksinuar, me qendrat shëndetësore dhe pikat e vaksinimit që po ofrojnë shërbimin kudo në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy