Një rënie prej 1% shënoi rubla ruse kundrejt dollarit, pas fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putin, gjatë të cilit shpalli një mobilizim të pjesshëm në luftën kundër Ukrainës.
Presidenti rus akuzoi Perëndimin për “shantazh bërthamor” kundër vendit të tij dhe kërcënoi se do të përdorë armë bërthamore, duke thënë pak para përfundimit të fjalimit se “ata që na kërcënojnë me armë bërthamore duhet ta dinë se ky kërcënim mund të kthehet kundër tyre”.
Siç tha ai Rusia ka armë të mjaftueshme për t’u përgjigjur, duke shtuar se “Unë nuk po bëj blof”.
Rubla shënoi rënie pas orës 08.00 të mëngjesit të sotëm, me orën tonë.



