Partia Demokratike ka paralajmëruar të tjera protesta kundër projektit të parkut të lojrave te Liqeni Artifical.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputeti demokrat Gerti Bogdani e cilësoi këtë projekt si tradhëti ndaj qytetarëve ndërsa i bëri thirrje Prokurorisë që të nisë hetimet ndaj denoncimeve të bëra nga kjo parti por edhe nga qytetarët.



