Redaktori i gazetës “Express” Besnik Velija komentoi në edicionin e lajmeve në MCN sulmet e fundit ndaj Policisë së Kosovës në Veri të vendit. Velija tha se shkak i sulmeve mund të jetë fakti që serbëve të Kosovës u janë mbyllur rrugët që shfrytëzonte për kontrabandë. Ai nuk e përjashton mundësinë që sulmet të jenë të dirigjuara nga Beogradi zyrtar.
Policia e Kosovës është sulmuar me granata dore, me kallashnikov. Ministri i Brendshëm dhe drejtori i Policisë kanë dhënë detaje për sulmet në datat 13-14-15, përfshirë ditën e sotme. Policia e Kosovës ka qenë në cak të sulmeve. Pala serbe kërkon nga Kosova kinse të mos propagandojë. As është distancuar, as i ka dënuar. Kjo është politika zyrtare e Vuçiçit. Veriu i Kosovës është një zonë në ndikim të strukturave paralele që dirigjohen nga Beogradi zyrtar. Policia e Kosovës ka bllokuar rrugët alternative që serbët kanë shfrytëzuar për kontrabandë. Mund të jenë edhe të dirigjuara nga Beogradi, por deri më tani s’ka asgjë zyrtare”.



