Lëvizja Socialiste për Integrim ka festuar 15-vjetorin e themelimit. Para të pranishmëve, kryetarja Monika Kryemadhi shprehu pendesë, teksa tha se edhe LSI ka përgjegjësinë e saj për situatën në vend. Sipas Kryemadhit misioni i partisë që drejton është integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.



