Presidenti argjentinas Javier Milei sulmoi kryeministrin spanjoll Pedro Sánchez, duke e quajtur atë një "huligan gjatë ceremonisë së mbylljes së Forumit Ekonomik të Madridit.
Udhëheqësi ultra-liberal u ngjit në skenë, duke duartrokitur publikun dhe duke kënduar këngën "Yo soy el león" (Unë jam luani), të cilën e përdori gjatë fushatës së tij zgjedhore.
“Rroftë liria. Vdekje socializmit", u shpreh ai.
Komentet e reja të presidentit argjentinas erdhën disa orë pasi dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në kryeqytetin spanjoll në një demonstratë të organizuar nga partitë e opozitës, duke akuzuar qeverinë e Sánchez për korrupsion.



