Një studim i vaksinës Moderna, në të cilin morën pjesë 3.700 të rinj të grupmoshave nga 12 deri në 17 vjeç pati rezultate të mira. Sipas Modernës vaksina është e sigurt dhe efektive për këtë grupmoshë. Ajo është pranuar mirë nga të rinjtë dhe nuk janë shfaqur efekte anësore të rënda.
Moderna do të aplikojë në fillim të qershorit, që vaksina të aprovohet nga FDA dhe autoritet e tjera botërore. Vaksina e Biontech/Pfizer është aprovuar tashmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përdorimin tek fëmijët mbi 12 vjeç. Pritet që të aprovohet së shpejti dhe në Bashkimin Evropian.
Shumica e fëmijëve kanë simptoma shumë të lehta kur infektohen me Covid-19 ose nuk kanë aspak. Ka dhe disa prej tyre që mund të sëmuren rëndë. Gjithsesi të rinjtë mund ta transmetojnë virusin tek të tjerët. Vaksinimi i grupmoshave të reja shihet si një hap i rëndësishëm për rihapjen e sigurt të shkollave./Die Zeit/



