
Komisioni Europian muaj më parë ka njoftuar qeverinë shqiptare se ka pezulluar grantet për bujqësinë nga programi IPARD, për shkak të korrupsionit dhe mos respektimit të procedurave ligjore nga AZHBR në shpërndarjen e tyre.
Lidhur me këtë fakt, eksperti i bujqësisë Ilir Pilku, i ftuar në “MCN economy”, thotë se përderisa ka jemi ende në fazën e pamundësimeve megjithatë mbrojta nuk i përket institucioneve por qeverisë.
Kjo çështje nuk është individuale, nuk lidhet specifikisht me një individ dhe me një institucion siç është OLAF. Kjo është një çështje që lidhet midis qeverisë shqiptare dhe BE, që në rastin konkret e rastet e pretenduara që ka korrupsion shqyrtohet nga OLAF, është njësi antikorrupsion që ka brenda në strukturën e vet ekonomist, jurist, pra të të gjitha fushave, dhe ata shqyrtohen çështjen në të gjithë vendet e BE dhe të kandidate.
Është herët të flasim, jemi akoma në një çështje që është hamendësim, nga një hamendësim është ngritur një çështje e hapur hetimore.
Është një çështjen e përafërt siç është të gjitha dikasteret e shtetit dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit nga njëra anë, që ka pretendime për gjetje, kuptohet që ka edhe mbrojtje nga ana tjetër.
Në këtë rast, mbrojtja nuk i përket individit apo titullarëve apo strukturës së AZHBR, po i përket strukturës së gjithë qeverisë shqiptare.
Sipas Pilkut, do të duhet të presim rezultatet e hetimit të OLAF, por megjithëkëtë nga pezullimi i pagesave, pëson së më shumti bujqësia.
Është bujqësia që e pëson në fund sepse çdo vonesë e aksesimit të fondeve duke qenë se ne kemi tashmë programin e ri IPAD 3 2021-2027, dhe hapet e thirrjet për aplikim do të pezullohen derisa kjo situatë të marri një zgjidhje.
Është një lloj marrëdhënie mes BE dhe qeverisë shqiptare. Të gjitha institucionet duhet të japi argumente për të gjitha pretendimet që OLAF ka, kuptohet qe janë pretendime sepse ka pasur ankimime nga baza, nga bizneset që kanë aplikuar, që nuk kane fituar, kanë ankimuar në zyrën e OLAF dhe ajo ka marrë vendim që të gjitha këto pretendime duhet ti marrim ti shqyrtojë e ti verifikojmë. Jemi në fazën që po presim , jemi në fazën e një raporti paraprak , kemi dëgjuar që ka ardhur, por nuk ka njoftim zyrtar, raporti do të tregoj se ku janë shkeljet, çfarë janë shkeljet dhe ku pretendohet se ka shkelje. Pastaj qeverisë shqiptare i lind e drejta që të observojë raportin paraprak dhe pas kësaj kalon prap OLAF në një investigim në grup së bashkë më qeverinë që janë përkatëse e shoqëruar edhe ndoshta me SPAK.
Duhet ta themi që nuk është një gjë e mirë për bujqësinë shqiptare, çdo vonesë është e keqe.



