
Shkarkohet prokurorja Donika Prela. KPA ka vendosur shkarkimin e saj me argumentin se nuk arrin të justifikojë pasurinë.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të rinisë hetimin gjyqësor për Prelën, pasi Komisioneri Publik konstatoi se ajo nuk justifikonte pasurinë.
Ish-drejtuesja e Prokurorisë për Krimet e Rënda, Donika Prela, ka rezultuar se kishte mungesë burimesh financiare në blerjen e një apartamenti në Tiranë, ndërsa bashkëshorti i saj kishte shmangur taksat teksa paguhej me dy bordero në një kompani.
Po ashtu, problematike kanë rezultuar edhe dy transaksione me 25 mijë euro dhe 1.7 milionë lekë nga bashkëshorti i Prelës, të cilat nuk janë pasqyruar në deklaratat e pasurisë.
Në kohën që drejtonte Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Prela e kaloi shkallën e parë të vetingut, por Komisioneri Publik e ankimoi vendimin. Prela është aktualisht prokurore e Apelit në Tiranë.



