Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka emëruar si zëvendëspresidente gruan e tij. Ky pozicion i ri parashikon marrjen e drejtimit të vendit në rast se presidenti është në largim e sipër ose i paaftë për të kryer detyrën në momente të caktuara.
"Mehriban Aliyeva ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën shoqërore, politike dhe kulturore të vendit për shumë vjet”, ishte argumenti i Aliyev.
Gruaja e presidentit është personi i parë që merr këtë pozicion, i cili u krijua vetëm pas ndryshimeve kushtetuese që pasuan referendumin e vitit 2016.
I shoqi e argumenton përzgjedhjen e saj me faktin se ka qenë deputete e Parlamentit prej vitit 2005 dhe zyrtare e lartë e Partisë Azerbajxhani i Ri, e drejtuar nga vetë Aliyev dhe e themeluar nga babai i tij në vitin 1982.



