
Qindra qytetarë janë drejtuar ditën e sotme në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” për të kryer homazhet e tyre në nder të Kryepeshkopit Anastas.
Gazetarja Oliverda Allmuça tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se katedralja ka qenë e hapur edhe natën, ku dhjetëra njerëz kanë shkuar t’i japin lamtumirën e fundit Kryepeshkopit Anastas.
Janë me qindra qytetarët që mbajnë në duar trëndafila të bardhë dhe qirinj që vijnë sot t’i japin lamtumirën Kryepeshkopit Anastas.
Homazhet kanë vijuar gjatë gjithë natës, pasi kisha ka qenë e hapur.
E tillë do të jetë situata edhe ditën e sotme.
Ditën e nesërme në orën 11: 00 do të mbahet ceremonia mortore dhe trupi i tij do të prehet në katedralet “Ngjalla e Krishtit”, gjë që ka qenë dhe amaneti i tij.
“Ortodoksia shqiptare humbi sot një njeri të mirë”, tha një qytetare.
“Janullatos ka punuar për kishën, për Zotin për ne”, tha një tjetër qytetar që kishte ardhur për ta nderuar Kryepeshkopin.



