Përdhunuesit serialë do të kastrohen kimikisht, pas ndryshimit të ligjit në Pakistan. Ligji i ri është miratuar nga presidenti i Pakistanit. Masa vjen pas një vale zemërimi që pasoi përdhunimin në grup të një gruaje para fëmijëve të saj në shtator.
Së bashku me kastrimin kimik për përdhunuesit, janë shtuar masa të tjera ligjore për të trajtuar abuzimin seksual, duke përfshirë krijimin e një regjistri kombëtar të abuzuesve dhe mbrojtjen e identitetit të viktimave.
Kastrimi kimik është në thelb përdorimi i ilaçeve 'anafrodiziake' për të ulur dëshirën seksuale dhe epshin tek personat e identifikuar si abuzues. Procedura mjekësore synon të parandalojë përsëritjen e përdhunimeve.
Procesi është përdorur për pedofilët në Indonezi që nga viti 2016 dhe përdhunuesit e fëmijëve në Poloni që nga viti 2006.
Ngacmimi seksual dhe dhuna ndaj grave është e zakonshme në Pakistan, ku gati 1 000 gra vriten çdo vit në të ashtuquajturat 'vrasje nderi' me pretendimin e shkeljes së normave konservatore për dashurinë dhe martesën.



