61-vjeçarja nga, Tatjana Dajko, u nda nga jeta tre ditë më parë teksa familjarët adresojnë akuza të forta ndaj mjekëve të spitalit rajonal të Korçës.
Vajza Klotina Topulli dhe djali i të ndjerës, Anil Dajko, deklaruan për media se nëna e tyre, Tatjana Dajko, vdiq për shkak të mungesës së kujdesit nga ana e mjekëve.
E ka marrë mamin vëllai në 10 pa dhjetë e ka çuar në urgjencën e spitalit, mami kishte shtrëngim te gjoksi dhe dhimbje në mes të shpatullave. E kanë shpënë atje i kanë matur tensionin dhe oksigjenin.
I kanë bërë 1 qetësues dhe i kanë vënë një hapje nën gjuhë.
Qëndroi 10 min shtrirë dhe i thanë ngrihu se erdhi tjetri, ulu te stolat te korridori i urgjencës. U ul aty priti pak dhe i vajti tek dera doktoreshës i tha a do ma matni prap tensionin, ajo i tha ik se nuk ke asgjë ke ankth, stres.
Kur doli nga dera e spitalit ajo po ndihej më keq. Kur erdhi në shtëpi tha po ndihem akoma më keq prej ilaçeve, nuk ndihem mirë.
E pamë që u bë më keq rreth orës 19 e 30 kemi marrë ambulancën, e pamë që ambulanca po ashtuuu…morëm makinën tonë dhe e çuam.
Sa arritëm te dera e spitalit mamaja ka vdekur, ajo kishte hemorragji nga hundët ,nga goja si mund të thonë ata që ka vdekur për shkaqe të panjohura, natyrale, kur ne e kemi paraqitur në 10 pa dhjetë në spital.
Duhet të marrë masat shteti, mos e pastë fatin asnjë siç e pati mamaja ime nga doktorët.
Nuk vuante nga asgjë, ishte 61 vjeç, mbushi atë ditë që vdiq.
Nëna jonë vdiq ditën e ditëlindjes do i prisnim tortën e ditëlindjes dhe na vdiq nga duart e mjekëve, nuk kanë vrarë vetëm atë, na vranë edhe ne.
Mos e pastë njeri fatin e nënës tonë, do e ndjekim këtë çështje deri në fund.
Familjarët gjithashtu kanë bërë kallëzim penal pasi pretendojnë për neglizhencë të mjekëve të turnit shtetaset A.D dhe GR.



