Një pjesë e banorëve të Kryvyi Rih, vendlindja e Presidentit Volodymyr Zelensky në Ukrainën jugore, u evakuuan pasi lumi Inhulets përmbyti rrugët.
Gjithçka ndodhi pas sulmit të digës me raketat ruse, pasditen e së mërkurës.
Tetë raketa lundrimi u qëlluan në objekt, duke sjellë shkatërrimin e saj.
Rusia ka kryer një tjetër akt terrorist. Ata goditën një objekt shumë të madh hidroteknik, tentohet të përmbytet një pjesë e qytetit tonë.
Ne po monitorojmë situatën, por niveli i ujit është rritur ndjeshëm.
Kështu deklaroi shefi i administratës ushtarake, Oleksandr Vilkul.



