
Banorët e një ishulli të vogël norvegjez shpresojnë ta mundin orën dhe të kompensojnë kohën e humbur të muajit dimëror, duke fshirë konceptin e kohës vetë.
Disa prej 350 banorëve në Sommarøy, në veri të rrethit të Arktikut, kanë bërë fushatë që ishulli i tyre të bëhet zona e parë në botë pa konceptin e kohës.
Ata po bëjnë thirrje për heqjen e orarit të punës në ishull që banorët të lejohen të "bëjnë atë që duan, kur duan", sepse marrëdhënia e tyre me kohën është kaq e ndryshme krahasuar me pjesën tjetër të botës.
Ishulli kalon dy muaj të tërë në errësirë të plotë gjatë dimrit dhe ka 24 orë dritën gjatë verës - dielli nuk ka perënduar në Sommarøy që nga data 18 maj dhe kështu do të vazhdojë deri më 26 korrik.
"Si mund të mendohet për kohën në verë kur nuk ka natë? E pra, kjo është pikërisht arsyeja pse ne po bëjmë këtë!" , janë shprehuar ata në faqen Time-Free Zone Facebook.
"Këtu, në zonën Time-Free Sommarøy, ne shijojmë çdo minutë të diellit të mesnatës dhe po, një kafe me miqtë në plazh në orën 2 pas mesnate është një gjë normale", vazhdojnë ata.
Fushata dorëzoi javën e shkuar një peticion tek deputeti i zonës, Kent Gudmundsen,
Parlamenti Europian votoi në mars për të ndalur ndryshimin e orës duke zgjatur ditët e verës në verë - megjithëse shtetet anëtare tani duhet të vendosin se cilën orë të bëjnë të përhershme, atë të verës apo atë të dimrit. Norvegjia po mendon të bëjë të njëjtën gjë.
Gudmundsen i tha gazetës “iTromso”, se ideja e zonës pa kohë "tingëllon emocionuese" dhe se në qeveria duhet ta konsiderojë idenë e fushatës "si një opsion të tretë".
Vizitorët në ishull, ndërkohë e kanë përqafuar idenë, disa madje lënë orët e tyre në urën që çon në ishull. /Sipas BBC/



