India i kërkon Kanadasë tërheqjen e dhjetëra diplomatëve

India i kërkon Kanadasë tërheqjen e dhjetëra diplomatëve

India i ka kërkuar Kanadasë të tërheqë të paktën 40 diplomatë nga vendi para datës 10 tetor, pas tensionimit të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, raporton Financial Times. Nje Delhi ka paralajmëruar se nuk do të njohë imunitetin diplomatik të asnjërit prej tyre nëse ata qëndrojnë në vend pas kësaj date.

Një burim anonim i ka thënë FT se Otava ka më shumë se 60 diplomatë në Indi, një numër ndjeshëm më i lartë se ai që ka India në Kanada. Një seksion i madh konsullor kërkohet në Indi për t'u kujdesur për të afërmit e rreth 1.3 milionë kanadezëve që pretendojnë trashëgiminë indiane, sugjeroi burimi.

India ka kërkuar një reduktim të numrit të diplomatëve kanadezë në vend që kur kryeministri kanadez Justin Trudeau shkaktoi një mosmarrëveshje diplomatike duke lidhur "agjentë të qeverisë indiane" me vrasjen e separatistit sikh, Hardeep Singh Nijjar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy