
Takimi i shumëpërfolur mes kryetari të PL-së Ilir Meta dhe ambasadores amerikane Yuri Kim, në syrin e sekretarit të përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, është mjaft i sinqertë në kuadër të bashkëpunimit të mëtejmë mes partisë dhe SHBA-së.
Blushi, tha në studion e “MCN live”, se takimi ka një të përbashkët mes SHBA dhe PL, që ka të bej me luftën kundër korrupsionit.
Takimi i Metës është bërë vet publik, ishte i sinqerte rreth 2.5 ore dhe edhe meta e tha se nuk ka zgjedhje mes SHBA dhe Berishës, kjo opozitë s’ka rivalitet mes vete, e vetmja organizim është rrëzimi i Ramës,
PL nuk është satelit i asnjë force politike, por ne jemi në një front me PD për rrëzimin sa më parë të Edi Ramës. Koha kur opozita flinte gjumë, tradhtonte kauza dhe interesin qytetar ka përfunduar. PL dhe PD tashmë janë bashkë në një front kundër keqqeverisjes.
Thelbi i takimit është mesazhi i domosdoshmërisë së forcimit të bashkëpunimit me SHBA dhe PL. Si SHBA dhe PL mbajnë si primare luftën kundër korrupsionit, pasi dihet që PL e para ka bërë kallëzim penal për veprimtaria e korrupsionit të inceneratorëve.
Për ketë aferë, ne kemi depozituar me rreth 50 prova të reja vetëm pak javë më parë dhe mund të them se në total kemi depozituar një kamion me prova për t’ia bërë më të lehtë hetimin SPAK-it. Kjo aferë është aq e trashë sa besoj se edhe një prokuror i nivelit mesatar do ta kishte të lehtë që ta zbardhte për pak javë. Ndërkohë, kanë kaluar gjithë këto ditë dhe ende nuk kemi shkuar tek thelbi, koka e kësaj organizate kriminale, që është Edi Rama.
Blushi tha më tej se PL po koordinohet së bashku me PD për zhvillimin e një manifestimi madhështor.
Duhet theksuar se PL që nga 25 korriku ka qenë në protesta të përditshme në identifikimin e problematikave dhe halleve të qytetarëve.
Ne kemi qenë përditë me protestat dhe shkojmë aty ku ndodh krimi për të treguar bashkë më qytetarët abuzimet e kësaj qeverie.
Sa i takon protestës së madhe, ne jemi në koordinim me PD-në, edhe për një protestë të një cilësie më të madhe.
Ne jemi në koordinim për të filluar një manifestimin madhështor por nuk është se po presim të fillojmë, sepse siç e thashë ne që në fillim jemi në protesta.



