Kleringu me pronat publike, Kulluri: Po grabisin pronat, po ndahen si do Rama (VIDEO)

Kleringu me pronat publike, Kulluri: Po grabisin pronat, po ndahen si do Rama (VIDEO)

Qeveria ka prezantuar nismën "Urat e reja për Shqipërinë 2030," që synon ndërtimin e të paktën 5 kullave shumëfunksionale në pronat publike.

Edvin Kulluri, nga Djathtas 1912 tha në studion e MCN Live se me këtë lloj nisme po grabisin pronat e njohura me Kushtetutë dhe po ndahen si do Rama .

Ka vijuar ta përkeqësojë traditën e antikushtetueshmërisë të sjelljes së qeverive shqiptare për çështjen e pronës.

Kemi një valë centralizimi që ka filluar nga 2008 e mbraoa, një kthim mbrapa të parimit kushtetues të 1998. Është betejë mes lirisë dhe autokracisë, shtetit dhe të drejtave të individit, i cila ka pasur ndonjë moment të mirë në këto 34 vite dhe më pas është goditur për ta kthyer në gjendjen fillestare të rrudhjes.

Kushtetuta e përcakton qartë, prona përfitohet vetëm nëse trashëgohet, shit-blihet dhe dhurohet.

Në një Republikë Kushtetuese këto 3 forma njihen. Këto një euro, këto PPP-të, kulla me stadiume dhe stadiume me kulla nuk i njeh Kushtetuta, nuk i njeh asnjë praktikë demokratike.

A mbajnë përgjegjësi këta për sigurinë kombëtare, kryeministri, Presidenti, ministri i Mbrojtjes, Shefi i Shtabit?

Fusha tek stadiumi Selman Stermasi është me pronar. Nuk është pronë publike. Mirë që nuk e njeh këtë pronar.

Po grabisin pronën e njohur me të drejtë kushtetuese dhe po e ndan si do ky.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy