
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i ka bërë thirrje Hamasit të pranojë propozimin për një armëpushim në Gaza pa vonesa të mëtejshme.
Izraeli ka bërë një propozim serioz dhe tani Hamasi duhet të veprojë.
Mjaft me shtyrjet, mjaft me justifikimet!
Blinken tha se Rripi i Gazës ka nevojë për mbështetje që përfshin edhe aspekte shëndetësore.
“Në këtë moment, vëmendja është përqendruar në një armëpushim të mundshëm për ardhjen e më shumë ndihmave humanitare”, tha Blinken.



