
Nisur nga denoncimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, lidhur me një skemë mashtrimi dhe evazioni fiskal me 24 kompani që sipas Kryemadhi kanë lidhje me Inceneratorin e Tiranës mësuar se në SPAK kanë filluar lëvizjet.
Për gazetarin e ekonomisë, Klodian Tomorri, i ftuar në “MCN live”, këto kompani fiktive nuk janë evazorët e vërtetë, por në fakt janë thjeshtë instrumente që janë përdorur për këtë fakt.
Për Tomorrin, nëse këto fakte dhe kjo skemë e evazionit dalin, do të jetë trondiste themelet e shtetit dhe ekonomisë shqiptare.
Në fakt panorama është shumë e qartë, skemë e madhe që duhet të hetohet deri në fund, mund të trondiste themelet e shtetit bashkë me të, edhe ekonominë shqiptare.
Ato kompani fiktive që ka denoncuar Kryemadhi, ato nuk janë evazorët e vërtetë, ato janë instrumenti që janë përdorur, ata mbase nuk e dinë fare, ata janë njerëz të përdorur, sigurisht kanë përgjegjësinë e tyre të faktit, por përfituesit e vërtetë të tyre që kanë marrë fatura nga ta, kush janë këto kompani, janë ato qe kanë marrë kontrata publike, meqë këtu merren kontrata mbi tre herë, sepse aty brenda është pjesë e ryshfetit, këtu ryshfeti është gjithkund.
Pra, është skemë e simptomës së rasteve që ndodhin, pas evazionit, krimi tjetër që zbulohet është korrupsioni, ryshfeti, prandaj hetimi i bërë para një viti dhe që i dënoi me shërbim prove, nuk ka qenë i plotë.
Për Tomorrin, për të kamufluar këtë krim, do bëhet edhe amnistia fiskale e cila do të ndaloj hetimin e këtyre krimeve.
Ndoshta edhe pas këtyre ka lindur nevojë për një ligj që të legalizojë në një farë mënyre duke bërë një amnisti fiskale, në mënyrë që të gjithë ata që kanë bërë këto, të falen dhe prokuroria të mos ketë të drejtë ti hetojë, ata, pra të mbyllet kapaku dhe të fillohet me historitë nga e para.
Ajo që ndodh këtu është një arkitekt të skemës dhe me shumë viktima në këtë raste sepse u është dashur të hyjnë në këtë valle.
Gazetari i ekonomisë, vlerëson se përballë këtyre faturave fiktive, shteti do duhet ti kishte ndaluar menjëherë këto pagesa nga xhepi i qytetarëve, kundrejt mos realizmit të projektit për inceneratorin e Tiranës.
Unë mendoj se Rama nuk e skicoi këtë skemë me letra dhe tha hajde ta bëjmë kështu, por është produkt i qeverisjes sepse ka ryshfet, vjen nga sistemi se si funksionojnë punët publike këtu, lindin domosdoshmëri se si do të funksionojë kjo skemë. Kjo skemë është dëshmia më e mirë që tregon se si qeveriset vendi dhe çfarë ndodh me korrupsioni në punët publike, pse koncesionet në këtë vendim.
Rasti i koncesionit të Tiranës është provuar se aty ka njerëz të njëjtë që kanë bërë inceneratorin e Fierit, Elbasanit, Tiranës, pavarësisht se aty vihen emra të ndryshëm, sepse fakti se nënkontraktori i tërë kësaj është kompania e Klodian Zotos, pothuajse të gjitha punimet e inceneratorit të Tiranës, që nuk është ndërtuar ende deri tani, është kompania ITS e Zotos, është e të njëjtit kontaktor.
Ajo që ka ndodhur është skema trekëndësh, pra nënkontraktori ka hyrë në transaksione me këto kompani fiktive dhe është e pafalshme që përballë këtyre provave e fakteve, shteti shqiptar, bashkia Tiranë, vazhdon e paguan lekë, pra janë 41 milionë €, ore për çfarë arsye paguhen këto, paguhen si tarifë për incenerizim.
Pra, kur i ke të gjitha këto fakte, dyshime, përfshirje të këtyre njerëzve, si mund të vazhdosh ti paguash para nga shteti, duhet të verifikohen faktet.



