Bojkoti avokatëve, Bajramaj: Asnjë reagim nga KLGJ, duhet të kontribuojmë për një shtet ligjor (VIDEO)

Bojkoti avokatëve, Bajramaj: Asnjë reagim nga KLGJ, duhet të kontribuojmë për një shtet ligjor (VIDEO)

Shumë nga Dhomat Vendore të Avokative vijojnë bojkotin e seancave gjyqësore pas miratimit të hartës së re gjyqësore nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Për të folur për këtë çështje në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV, Durim Bajramaj, Kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë Vlorë deklaroi se bojkoti i tyre do të vijojë edhe për senacat e planifikuara për ditët në vijim.

Ai tha se bojkoti i nisur nga ana e tyre nuk penalizon aspak qytetarët, pasi sipas tij këto institucione i mohojnë qytetarit aksesin në drejtësi dhe se sipas tij të gjithë duhet të kontribuojnë liritë dhe të drejtat e njeriut.

Harta e re gjyqësore e prek Vlorën me dy gjykata duke larguar atë të shkallës së parë dhe atë të apelit dhe për mos reagim të këtij bojkoti ne vendosëm të bojkotojmë seancat edhe për datat në vijim. Nuk mendoj se jemi në shkelje të ligjit, përkundrazi mendoj se ne dhe disa dhoma vendore janë në mbrojtje të kushtetutës që garanton aksesin e çdo qytetari në drejtësi. Këto institucione i mohojnë qytetarit aksesin në drejtësi, atëherë nuk mund të kërkojnë llogari për këtë bojkot. Të gjithë duhet të jemi kontribues për liritë dhe të drejtat e njeriut për një shtet ligjor.

Më tej ai theksoi se presim që në datën 29 qershor të mblidhet dhe këshilli përgjithshëm i avokatisë i cili do të dali dhe me një vendim.

Ne si dhomë avokatie dhe në përkrahje të dhomës së avokatisë së Shqipërisë kemi dhënë dhe zgjidhjet tona dhe e shohim të pakuptimtë mos reagimin e KLGJ. Ne u kemi dhënë shembullin e administrativit që është dështim total dhe s’ka pasur asnjë reagim nga ministria e drejtësisë, qeveria, KLGJ për neglizhencën dhe mosfunksionimin e kësaj gjykate.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy