Kombëtarja shqiptare e ka nisur me humbje debutimin e saj të parë historik në kampionatin europian.
Kuqezinjtë humbën me rezultatin e ngushtë 1-0 ndaj Zvicrës e cila fitoi falë golit të shënuar nga Schar në fillimin e pjesës së parë.
Ajo që ishte më emocionuesja në këtë sfidë ishte spektakli i tifozave kuqezi që e kishin mbushur stadiumin plot e përplot.



