Ish-kreu i SPAK-ut Altin Dumani është emëruar nga drejtuesi i ri Klodian Braho si shef i Seksionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Prokurorinë e Posaçme.
Në një raportim për Mcn Live në lidhje me rokadën në SPAK, gazetari Arsen Rusta raporton:
“Është firmosur një prej vendimeve më të rëndësishme. Ka një rokadë të brendshme. Braho ka bërë disa lëvizje. Ka emëruar si shef i seksionit për Marrëdhëniet me Jashtë ish-eprorin e tij Altin Dumani. Dorina Bejko do drejtojë seksionin kundër shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit. Seksioni kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit i është besuar një tjetër prokurori karriere, Vladimir Marës. Ka sërish një garë të hapur. Pritet që BKH të rifutet në ethet e garës, ku do të duhet të rizgjidhet pasuesi i Joni i Ketës”.



