Hahn: Shqiptarët vuajnë nga një imazh i caktuar

Hahn: Shqiptarët vuajnë nga një imazh i caktuar

"Komisioni Evropian do t'u rekomandojë së shpejti shteteve anëtare - me shumë gjasa deri në verë - që të nisin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë...Në fund të fundit do të jenë shtetet anëtare që do të vendosin se kur do të nisin bisedimet e anëtarësimit. Franca, por para së gjithash Gjermania kanë rezerva të mëdha në rastin e Shqipërisë. Shqiptarët natyrisht që vuajnë nën një imazh të caktuar", thotë Hahn. Kështu shprehet në një intervistë për “Die Welt”, Komisioneri i Bashkimit Evropian për zgjerimin, Johannes Hahn.

Hahn thotë se Shqipëria ka bërë "shumë veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar". 

Megjithatë, sipas tij, viti 2025 është vetëm një datë indikative, jo garanci për anëtarësim. “Ajo i detyron Shtetet e Ballkanit Perëndimor, por edhe BE që të merren seriozisht me një anëtarësim, i cili premtohet prej vitesh", shprehet Hahn.

Hahn thekson më tej se, megjithatë datën e përmendur "vetëm ai që i plotëson njëqind përqind të gjitha kushtet politike, të shtetit juridik dhe kushtet ekonomike mund të anëtarësohet”

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy