Koronavirusi si justifikim për të mbikëqyrur edhe më tej punonjësit, Amazon hedh një hap tjetër

Koronavirusi si justifikim për të mbikëqyrur edhe më tej punonjësit, Amazon hedh një hap tjetër

Gjigantët e teknologjisë kanë një motiv më shumë për të monitoruar njerëzit, falë pandemisë së koronavirusit. Amazon, kompania më e madhe në botë për shitjet online, ka vënë në përdorim teknologjinë AR (realitet i shtuar) për t'u siguruar që ata të ruajnë distancimin shoqëror të sanksionuar nga OBSH.

Të martën, nënkryetari dhe shefi i robotikës në Amazon, Brad Porter, zbuloi një sistem të ri të realitetit të shtuar (AR) të quajtur asistent në distancë.

Me anë të tij, kompania synon të monitorojë në kohë reale ruajtjen e distancës.

Asistenti në fjalë është instaluar në disa prej magazinave të Amazon.

Ndërsa një punonjës kalon para kameras, një monitor 127 cm paraqet pamjen e tij të futur në rreth që në varësi të ngjyrës, tregon nëse po ruhet distanca sociale.

Amazon është kritikuar shpesh për monitorimin e rreptë të punëtorëve të saj. Në prill, u raportua se kompania po përdorte hartat termike brenda dyqaneve të tij Wholefoods për të monitoruar punëtorët dhe për t’u siguruar se ata nuk po mblidheshin.

Mesa duket, ky është vetëm hapi i radhës. Porter thotë se “duke i njohur kolegët e mi dhe aftësinë e tyre, kjo zgjidhje nuk do të jetë e fundit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy