
Brukseli dhe AstraZeneca të Premten pretenduan fitoren në një beteje gjyqësore mbi shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19.
BE dhe AstraZeneca kanë qenë në mosmarrëveshje që kur AstraZeneca njoftoi për herë të parë vonesat në dorëzimin e saj në bllokun e 27 vendeve në janar.
Brukseli ka urdhëruar që 300 milionë doza të AstraZeneca të dorëzohen në fund të qershorit, me një mundësi për të blerë edhe 100 milion doza të tjera siç është nënshkruar në kontratën e lidhur vitin e kaluar. Por AstraZeneca dha vetëm rreth një të tretën e dozave, shkruan Euronews.
BE akuzoi kompaninë për veprime me keqbesim dhe për përparësi në vende të tjera, në veçanti Mbretërinë e Bashkuar, përpara shpërndarjes në BE.
Komisioni tha në një deklaratë të Premten se Gjykata e Shkallës së Parë të Brukselit ka urdhëruar "AstraZenecan të shpërndajë urgjentisht 50 milion doza të vaksinës deri në 27 Shtator 2021" sipas një plani detyrues.



