Ankorohet në Portin e Durrësit anija me 2100 ton mbetje toksike

Ankorohet në Portin e Durrësit anija me 2100 ton mbetje toksike

Pas disa ditësh qëndrimi në det të hapur, ankorohet sot në portin e Durrësit anija turke ‘Moliva’ me 2100 ton mbetje të dyshuara toksike.

Anija që u kthye nga Tajlanda më fund të Tetorit qëndroi në radën e portit të Durrësit.

Gjatë ditës pritet që të kryhet procedura e shkarkimit të 102 kontejnerëve në kalatë dhe transportimi i tyre jashtë hapësirave portuale, në një zonë të konsideruar të sigurt nga autoritetet.

Është parashikuar qe 102 kontejnerët me mbetjet e rrezikshme do transportohen në një zonë në Porto Romano, ku do të mbahen të mbikëqyrura 24 orë siç ka kërkuar edhe Prokuroria e Durrësit.

Kontejnerët me mbi 2 mijë tonë mbetje nga djegia e hekurit dhe çelikut u nisën nga Porti i Durrësit që nga data e 4 gusht me destinacion final Tajlandën.

Hetimi nisi zyrtarisht nga prokuroria e Durrësit në 16 gusht, pas alarmit të dhënë nga organizata mjedisore amerikane Rrjeti i Aksionit të Bazelit (BAN).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy