Po të kthehemi prapa në kohë dhe të shikojmë një video e xhiruar në vitin 2007, miliarderi Donald Trump, një figurë e suksesshme në fushën e sipërmarrjes por edhe e larmishme në botën showbiz-it, mori pjesë në një ndeshje spektakli të Wrestelemania, të World Wrestling Entertainement.
Por sot ky personazh është presidenti i SHBA dhe një nga njerëzit më të pushtetshëm të botës.
Trump ishte pjesë e spektaklit së bashku me kryetarin e WWE, Vince McMahon, dhe nisi një “zënkë” me Donald Trump.
Kaq mjaftoi, dhe presidenti aktual i SHBA-ve e “sfidoi” personalisht për t’u ndeshur në ring, por McMahon refuzoi,
Ndërkaq ata ranë dakord, që secili të sillte një keçist përfaqësues, për t’u ndeshur në emër të tyre. Përfaqësuesi i Trump e fitoi ndeshjen, por më para Trump ka bërë një hedhje si keçist i vërtet dhe ta mendosh që sot ai mban veshur kostumin e presidentit të amerikës.
Me të fituar, Trump u ngjit në ring dhe si trofe morri flokët e McMahon, ndërsa ndeshje dhe spektakli u quajt “Beteja e Miliarderëve”.
Për më tepër ndiqni videon dhe të kuptoni kush është sot shefi i Shtëpisë së Bardhë.



