Andon Kristo nga komuniteti arumun për vetëdeklarimin e pakicave kombëtare për të cilin dhjetorin e kaluar qeveria miratoi kriteret dhe procedurat, thotë se është gjë e mirë që të verifikohet deklarimi për shkak se kanë humbur burimet e deklarimit aty ku çdo njeri ka origjinë.
Në një lidhje telefonike për “MCN Informacion” Kristo deklaroi se komuniteti arumun është regjistruar në kohën e mbretërisë në 1937 dhe rezultonin rreth 7.5% mbi bazën e të dhënave të asaj kohe dhe se aktualisht është bërë një ikje thuajse gjysmë për gjysmë e popullsisë.
Ndërsa në vitet ‘90-të Shqipëria ka arritur 4.4 milionë banorë rezidentë dhe mbas kësaj ndodhi ikja në masë jashtë shtetit dhe një pjesë e madhe e tyre bën kërkesë për njohjen si rezident i vendeve të origjinës.
Nga një regjistrim shumë i saktë, me emër, mbiemër, pasuria që kishin, ishte një regjistrim mbi standardet austriake.
Ato që kanë ndarë në census për gjysmën e popullsisë nuk janë bindëse se vetë parimi i deklarimit se si ndjehesh në një periudhë të caktuar, njerëzit ndjehen atje ku janë.
Ndaj duhet të ketë një sqarim të origjinës dhe mënyrës se si ndihesh. Unë jam për përkatësinë dhe kështu duhet të jetë.
Ndaj e konsideroj të drejtë vendimin e qeverisë për përkatësinë dhe jo se si ndjehesh.
Në bazë të ligjit dhe normave europiane, unë e konsideroj të drejtë të jetë e lidhur përkatësia me çfarë deklaron.
E kam parë shifrën prej afërsisht 2500 të deklaruar dhe është një shifër minimale, pasi nuk janë deklaruar mbi bazën e përkatësisë.
Nuk janë deklaruar mbi bazën e përkatësisë, por siç kanë dashur dhe ndjerë, prandaj e ka parë të arsyeshme qeveria të sqarojë përkatësinë e tyre.
Nuk ka një regjistrim që ta ketë bërë vetë komuniteti që të them sa janë rezidentë sot, por po të nisesh nga dinamika e atij deklarimi që konsiderohet i saktë, atëherë gjysma e asaj shifre.
Nëse ka qenë 7.5%, atëherë me indeksin e rritjes në 90-ën shkon te rreth 300 mijë arumunë.
Problemi i komunitetit arumun duke qenë i integruar, është ruajtja e gjuhës që të mos humbasë.
Interesi për ta folur nga brezi i ri është i tillë që në fushën sociale në punë dhe kudo, nuk i duhet gjuha e vetë.
Si të gjithë etnitë e tjera arumunët dinë dhe gjuhën shqipe dhe atë të vetë. Por në këtë periudhë të zbrazjes së fshatrave dhe lagjeve edhe të duash të ndërtosh kurse, janë aq të shpërndarë, sa nuk është e mundur.
Arumanishtja është folur dhe shkruar në mënyrën e vetë. Ka pasur shkolla të tilla që nga 1867 dhe kisha. Ka qenë në Korçë, Voskopojë, Përmet, Delvinë, Sarandë, Vlorë, Pogradec etj.
Ka pasur shkolla dhe me dy klasa, një për vajza dhe një për djem. Kur themi shkollë, ka qenë me abetare, libër këmbimi, matematike e me radhë.
Përveç shkollave fillore në Korçë dhe në Berat kanë qenë dhe dy lice që përgatiteshin mësues dhe priftërinj se kishin dhe kishat e veta që bënin ceremonitë fetare në gjuhën e vetë.
Mbas luftës së parë botërore mbijetuan disa shkolla, ndërsa pas luftës së dytë nuk ekzistuan më.



