Tenderi i Unazës së Re, ARRSH kallëzon kompaninë “DH Albania” në Prokurori

Tenderi i Unazës së Re, ARRSH kallëzon kompaninë “DH Albania” në Prokurori

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës kompaninë “DH Albania” për dy vepra penale, "Falsifikim dokumentash" dhe "mashtrim".

Sipas ARRSH-së kompania "DH Albania" në kushtet e mashtrimit ka paraqitur dokumente të rreme në lidhje me të dhënat e shoqërisë mëmë Dunwell Haberman në SHBA, si aktin e themelimit dorëzuar në OKB shqiptare ku pretendon se është 25 qershor i 2018 dhe dokumente të tjera, referuar shkresës së ardhur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

“DH Albania” është kompania që fitoi tenderin në ‘Lotin 1’ te Unaza e Re, por që më pas u pezullua.

Ndëkohë hetime për kompaninë në fjalë po kryhen edhe në SHBA. Më herët Zyra e Sekretarit të Shtetit në Delaware konfirmoi se ka filluar hetimet për të përcaktuar në se kompania Dunëell Haberman, ose ndonjë prej zyrtarëve të saj, është përfshirë në aktivitete të paligjshme, mashtrime ose falsifikime.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy