Ministrja e Brendshme Nancy Fesser ka vendosur të shkarkojë kreun e Agjencisë Federale të Sigurisë së Informacionit të Gjermanisë (BSI), Arne Schonbaum, pas zbulimit të lidhjeve të tij me një organizatë që dyshohet se ka lidhje me shërbimet e inteligjencës ruse.
Në një program të kanalit të dytë të televizionit publik ZDF u zbulua së fundmi se kreu i BSI mbante kontakte me organizatën “Cybersecurity-Germany”, e cila dyshohet se është e lidhur me inteligjencën ruse.
Schonbaum sipas mediave ndërkombëtare, i kishte ndaluar punonjësit e shërbimit të tij të merrnin pjesë në aktivitetet e organizatës, por së fundmi kishte marrë pjesë personalisht në eventin përvjetorit të saj, madje kishte mbajtur edhe fjalim.
Aktualisht Ministria e Brendshme e Gjermanisë është duke hetuar dhe studiuar me kujdes këtë çështje.



