
Më 24 shtator të këtij viti do të mbahen zgjedhjet për kryetar bashkie në Kukës.
Data e mbajtjes së zgjedhjeve është dekretuar sot nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj.
Në njoftimin për media të Presidencës thuhet: "Presidenti i Republikës Sh.T.Z.Bajram Begaj shpalli sot dekretin nr. 186 datë 11.08.2023 për “ Caktimin e datës së zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Kukës”. Presidenti caktoi datën 24 shtator 2023 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për Kryetar Bashkie në Bashkinë e Kukësit".
Kujtojmë që zgjedhjet e reja për kryebashkiakun e Kukësit u shpallën pas dorëheqjes së socialistit Safet Gjici. Ky i fundit u largua nga drejtimi i bashkisë pas publikimit të një skandali, ku shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij.
Fillimisht ndaj Gjicit nisi hetimi për shpërdorim detyre, por pas publikimit të pjesës së dytë të videos ku implikohej edhe shtetasja Alma K., SPAK nisi hetimet për korrupsion lidhur me një tender për strehimin e qenve endacakë.



