Noteri Kongoli, një skemë grabitjeje/ Karanxha: Duhet hetim i thelluar (VIDEO)

Noteri Kongoli, një skemë grabitjeje/ Karanxha: Duhet hetim i thelluar (VIDEO)

Shtetases Naxhije Nika, në tetor 2024, iu miratua një kredi e butë për strehim dhe pagoi shuma të konsiderueshme parash një agjencie imobiliare dhe noterit Gjergj Kongoli për blerjen e një apartamenti në Tiranë. 

 

Kredia u refuzua nga banka, blerja dështoi dhe ajo nuk arriti të rimarrë të gjitha paratë, pasi noteri i ktheu vetëm një pjesë ndërsa pjesa tjetër mbeti pa shpjegim. 

 

Prokuroria e Tiranës e mbylli çështjen duke e cilësuar si mosmarrëveshje civile dhe e udhëzoi të ndjekë rrugën gjyqësore civile.

 

Për këtë rast, avokati Ervin Karanxha tha për “MCN Live” se duhet hetim i thelluar pasi ka pretendime nga ana e qytetares lidhur me funksionimin e zyrës së noterisë.

 

Ai ngriti shqetësim se me vulën e noterit janë tjetërsuar prona, të personave që kanë qenë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

 

Djali i ish-noteres Luljeta Kongoli, ka plotësuar kushtet për të ushtruar këtë aktivitet. Një person që të jetë noter duhet të ketë dhe njohje profesionale. Është plus që ka qenë pranë zyrës së noterisë së nënës së vetë. Dhe noterë të tjerë kanë probleme, lidhur me firmat, kanë qenë apo jo. 

 

Janë disa emra noterësh kanë ndërruar dhe jetë. Me vulën e noterit janë tjetërsuar prona, të personave që kanë qenë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Unë jam kundër vetingut të noterëve, ne duhet të merremi konkretisht, çfarë ka ndodhur me një noter, ka shkelje, nuk ka shkelje. A është e vërtetë kjo që ngrihet si pretendim nga qytetari.

 

Është hetimi që e zgjidh çështjen në themel. Te noteri personat duhet të vijnë fizikisht, atëherë mund të shprehin vullnetin e tyre fizikisht. Janë persona mbi 70 vjeç që nuk kanë qenë në gjendje të duhur. Është shpërdorim detyre nga ana e noterit, kur e sheh tjetrin në gjendje të rëndë shëndetësore. Apo kur ka qenë te Onkologjiku nën efektin e qetësuesve, ti lëshon një testament. 

 

Noteri është pika fundore, por bashkia e ka mashtruar qytetarin duke i dhënë kredi dhe më pas i tha se nuk je i besueshëm. Në rastin konkret mashtrimi i qytetarit ka ndodhur nga bashkia. Gjithë burimi i të këqijave është nga refuzimi i kredisë. Duhet bërë padi dhe ndaj padisë se ka sjellë dëme.

 

Ngjarja ku përfshihet noteria Kongoli

Përshkrimi i aferës në kurriz të Naxhije Nikajt Në tetor të vitit 2024, Bashkia e Tiranës i miratoi shtetases Naxhije Nikaj një kredi të butë me 3% interes për strehim. Për të realizuar këtë, ajo u paraqit pranë Raiffeisen Bank për të marrë një kredi për blerjen e një shtëpie në vlerën 5,800,000 lekë të reja në zonën e “Freskut”, Tiranë. Për gjetjen e apartamentit, ajo angazhoi agjencinë “Go Home Real Estate” të menaxhuar nga administratori Arlind Arapi. 

 

Kallëzuesja deklaron se i ka dhënë këtij të fundit shuma të ndryshme parash në dorë për procedurat, konkretisht 118,000 lekë, 240,000 lekë dhe një mandat prej 65,000 lekësh. Ndërkohë, për të kryer blerjen e apartamentit dhe kalimin e pronësisë, Naxhije Nikaj i kaloi noterit Gjergj Kongoli shumën e madhe prej 1,100,000 lekësh të reja. Megjithatë, përpjekja e saj dështoi pasi Raiffeisen Bank e refuzoi dhënien e kredisë, duke e cilësuar atë si “jo të besueshme”. 

 

Pas këtij momenti, Naxhija mbeti pa shtëpi dhe nuk i mori mbrapsht paratë e dhëna si kapare e pagesa noteriale, duke bërë që ajo të ndihej e mashtruar dhe të bënte kallëzim penal. Prokuroria e Tiranës e pushoi çështjen me argumentin se nuk ka vepër penale por është një “marrëdhënie e mirëfilltë juridiko-civile”, duke e udhëzuar atë t'i drejtohet Gjykatës Civile.

 

Roli i noterit Gjergj Kongoli Noteri Gjergj Kongoli ishte personi i besuar ku Naxhije Nikaj derdhi shumën prej 1,100,000 lekësh të reja, para të cilat ishin destinuar për blerjen e apartamentit dhe kalimin e pronësisë në emrin e saj. Pasi banka nuk e dha kredinë dhe blerja dështoi, noteri nuk ia ktheu të gjitha paratë qytetares. 

 

Sipas deklarimeve në dosje, ai ka komunikuar me djalin e saj, Edison Toska, dhe i ka kthyer vetëm shumën prej 750,000 lekësh të reja. Për pjesën tjetër të parave që mungojnë, ai ka pretenduar se “nuk është në dijeni se cila është arsyeja që e ka mbajtur”, duke mbajtur efektivisht qindra mijëra lekë pa dhënë një argument të vlefshëm ligjor apo faturë shërbimi.

 

Dëmi i krijuar ndaj Naxhije Nikajt Dëmi për Naxhije Nikajn është i dyfishtë: humbje e mundësisë së strehimit (djegia e kredisë së butë nga Bashkia) dhe një gropë e madhe financiare nga kursimet e saj. Konkretisht dëmi financiar përfshin:

 

350,000 lekë të reja të mbajtura në mënyrë të paqartë nga noteri Gjergj Kongoli (nga 1.1 milionë të dhëna, u kthyen vetëm 750 mijë).

 

 Paratë e mbajtura nga agjencia “Go Home Real Estate”. Naxhija deklaron se i ka dhënë agjentit shuma që arrijnë në mbi 400,000 lekë gjithsej. Vetë administratori Arlind Arapi pranon para oficerëve se ka mbajtur 58,000 lekë të reja për vete si shpërblim për “angazhimin e tij 9 mujor”, ndërsa një shumë prej 300,000 lekësh pretendon se ia ka dhënë kapar shitësit të shtëpisë, i cili jeton jashtë shtetit dhe nuk e kthen më. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy