Mike Pompeo, sekretari i shtetit të Amerikës, ka vizituar sot një vendbanim hebre në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli. Një vizitë e tillë, në vendin e qujtur Psagot, bën përshtypje për faktin se asnjë zyrtar i Amerikës nuk e kishte bërë këtë më parë për faktin se nga ligji ndërkombëtar nuk njihet si pjesë e Izrealit, por këta të fundit e kundërshtojnë këtë.
Kjo vizitë ka zemëruar palestinezët, të cilët kundërshtojnë izraelitët të vendosur në këtë tokë, pasi kanë pretendimet e tyre.
Gjithsesi, vizita nuk ishte edhe aq e papritur pasi vitin e kaluar Trump e njohu zyrtarisht sovranitetin e Izraelit në Psagot, një vend të cilin ky shtet e mori në luftën e Lindjes së Mesme në 1967 dhe e aneksoi në 1981.
Trump është një aleat i ngushtë i kryeministrit të Izraelit, Netnyahu, dhe analistët thonë se vizita e Pompeo-s shihet si një gjest mbështetje. Linjë të cilën duhet ta ndjekë qeveria amerikane edhe pas largimit të Trump në janar.



