Nga miq në rivalë/ Kele: Musk synon të zërë karrigen e Trump në të ardhmen

Nga miq në rivalë/ Kele: Musk synon të zërë karrigen e Trump në të ardhmen

Një “divorc” i tensionuar mes dy prej figurave më të fuqishme të Amerikës, Donald Trump dhe Elon Musk, ka shpërthyer publikisht në mediat sociale, duke tërhequr vëmendjen e publikut amerikan dhe ndërkombëtar.

 Nga fyerjet personale e deri te kërcënimet ekonomike, ky konflikt ka marrë përmasa globale, pasi çdo detaj është bërë publik në rrjetet sociale.

Ekspertja e inteligjencës artificiale, Denisa Kele, e ftuar në programin e mëngjesit "Zgjohu me MCN", e konsideron këtë duel për influencë shumë më tepër se një përplasje ekonomike. 

Ka pasur ndikim të madh në politikën amerikane dhe, pa dyshim, kjo përplasje do të ketë pasoja edhe në zgjedhjet e ardhshme. 

Dy individë me ego të forta si Trump dhe Musk kanë pasur një marrëdhënie që duket se po kalon në një fazë kritike.

 Në fillim, gjithçka dukej se po shkonte mirë, mardhëniet mes tyre ishin pozitive dhe ato kishin një filozofi të përbashkët për të bërë Amerikën një shtet më konservator. 

Denisa Kele e sheh këtë përplasje si një rivalitet për pushtet dhe ndikim. 

Ajo mendon se Musk mund të ketë ambicie për të drejtuar shtetin amerikan në të ardhmen.

Në fakt, Trump ka pasur një ndikim të madh në biznesin e Musk, pasi ai është një nga figurat më të fuqishme dhe me influencë në botë, sidomos në fushën e teknologjisë. 

Ai ka ndihmuar në shumë aspekte të zhvillimit të biznesit të Musk, përfshirë fushat elektorale të Donald Trump.

Në një moment të caktuar, Trumpit i leverdiste të kishte Musk në krahë, pasi ai ishte një nga njerëzit më të pasur në botë dhe kishte një ndikim të madh në industrinë e teknologjisë. 

Padyshim, Musk mund të shikojë një të ardhme të zëre karrikën e Trumpit. Padyshim qe Musk e shikoj më një parti duke qanë  se Trump është 78 vjeç dhe kjo mund të jetë një nga mundësitë e fundit për të ndryshuar qeverisjen. Kjo mund të jetë një lëvizje strategjike për Musk për të marrë karrigen presidenciale në të ardhmen.

Musk ka ditur të përdorë çdo mundësi që i ka dhënë AI për të analizuar gjendjen e politikës amerikane dhe për të ndikuar në mënyrën se si qytetarët mendojnë dhe votojnë.

Në fund, ekspertja theksoi se ky përplasje nuk është thjesht një debat mes dy personazhesh të fuqishëm, por një garë për dominim në të ardhmen e politikës amerikane dhe mundësitë që mund të sjellë ndikimi i teknologjisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy