Tryeza e opozitës/ Kthupi: Berisha po përpiqet të fitojë empati politike, qeveria teknike nuk prodhon asgjë

Tryeza e opozitës/ Kthupi: Berisha po përpiqet të fitojë empati politike, qeveria teknike nuk prodhon asgjë

Avokati Rezart Kthupi, thotë se me tryezën e opozitës, kryedemokrati Sali Berisha po bën një përpjekje shumë djallëzore për të fituar empatinë politike pasi humbi zgjedhjet.

 

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai ndan bindjen se protestat politike në Shqipëri nuk kanë prodhuar kurrë produkt dhe zgjidhje politike dhe se efekt do të kishte nëse do të protestonin qytetarëve.

 

Kthupi shprehet se çdo gjë që lidhet me një protestë politike është një ndihmë më shumë për Edi Ramën. 

 

Sipas tij, qeveritë teknike nuk kanë prodhuar kurrë periudha të sigurta, aq më tepër kur administrata shtetërore kontrollohet nga Partia Socialiste. 

 

Beteja politike elektorale e Berishës ishte shkrirja e drejtësisë. Zoti Berisha më në fund është kthjelluar që aleati më i madh i opozitës dhe qytetarëve shqiptarë është SPAK. E ka quajtur për shumë kohë SPAK organizatë kriminale dhe së pari duhet të kërkojë falje për këto, para se të thotë kur të vijë në pushtet, nuk do e prek drejtësinë e re. 

 

Cili është objektivi i tryezës së opozitës? Zgjidhje për Shqipërinë është shumë e gjerë, duhet të dilet me objektiva konkrete. Ajo që po bën Berisha është një përpjekje shumë djallëzore për të fituar empatinë politike, pasi humbi zgjedhjet. Fakti që aktorët që bashkëpunuan me Berishën për të dalë me një kandidat të përbashkët për zgjedhjet e Tiranës, e braktisën, tregon shumë. 

 

Rama dhe Berisha janë i njëjti model politik dhe qeverisës. Njëri është në vetë në parë tek dyert e SPAK, tjetri besoj se do shkoj shumë shpejt në dyert e SPAK. SPAK nuk është aleat as i Ramës dhe as i Berishës, përkundrazi është kundërshtar i të dyve. Nuk mendoj se përpjekja e Berishës ka një objektiv final pozitiv. Është një aureolë politike që ai do të përfitojë. 

 

Protestat politike në Shqipëri nuk kanë prodhuar kurrë produkt dhe zgjidhje politike. Një qeveri e sapo dalë nga zgjedhjet nuk e lëshon pushtetin. Një qeveri trembet nga qytetarët, jo nga kundërshtarët politikë. Nëse qytetarët do dilnin të protestonin, do të kishte më shumë efekt. Protesta e qytetarëve ka sjellë shkarkim ministrash. 

 

Duke vendosur të bëjmë protesta politike, mbysim hapësirën e qytetarëve. Protesta është akt revolte, akt qytetar. Çdo gjë që lidhet me një protestë politike është një ndihmë më shumë për Edi Ramën. Qeveritë teknike nuk kanë prodhuar kurrë periudha të sigurta. 

 

Një qeveri teknike me mandat gjashtë mujor nuk prodhon dot as zgjedhje të lira dhe as të ndershme, se struktura shtetërore është strukturë politike. Partia Socialiste ka infiltruar politikisht të gjithë administratën. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy