Suedia dëbon 5 diplomatë rusë

Suedia dëbon 5 diplomatë rusë

Autoritetet suedeze kanë shpallur persona non grata pesë diplomatë rusë, njoftoi të martën ministri i Jashtëm suedez Tobias Billstrom.

“Suedia po dëbon pesë diplomatë rusë”, tha Billstrom në një intervistë për SVT.

Nga ana tjetër, mediat perëndimore saktësojnë se, sipas Billstrom, Stokholmi ka marrë një vendim të tillë në lidhje me veprimet e këtyre diplomatëve, të cilat janë të papajtueshme me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

Ministria e Jashtme suedeze thirri ambasadorin rus Viktor Tatarintsev dhe e informoi lidhur me vendimin, raporton Interfax.

Më 13 prill, Ministria e Jashtme norvegjeze shpalli persona non grata 15 punonjës të ambasadës ruse të dyshuar për spiunazh.

“Ky është një hap i rëndësishëm në luftën kundër aktiviteteve të inteligjencës ruse në Norvegji, dhe për rrjedhojë në mbrojtjen e interesave tona kombëtare”, tha ministrja e Jashtme norvegjeze Anniken Huitfeldt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy