Dalin rezultatet e ekspertimit për shkollën “Emin Duraku”: Të përdoret pas riparimeve

Dalin rezultatet e ekspertimit për shkollën “Emin Duraku”: Të përdoret pas riparimeve

Dalin rezultatet e ekspertimit të shkollës “Emin Duraku” në kryeqytet. Pas inspektimit të një grupi inxhinierësh, rezulton se pjesa shtesë e ndërtesës, ku zhvillojnë mësim klasat e ciklit fillor, ka nevojë fillimisht për riparim.

“Disa plasaritje deri në çarje në pozicione të mureve ndarëse. Nuk paraqet rrezikshmëri për t’u përdorur, por rekomandojmë që përdorimi të bëhet pas riparimeve. Kati përdhe, përfshirë palestrën dhe ambientet ndihmëse janë të përdorshme që sot”, thuhet në akt-ekspertimin e hartuar për njërën pjesë të shkollës.

Ndërkohë, pjesa tjetër, ku zhvillohet mësimi për klasat e ciklit 9-vjeçar, sipas ekspertëve, nuk paraqet rrezik. “Duhet riparuar faqja e jashtme e shtesës, muri ndarës”, thuhet në konstatimet e ekspertëve.

Ndërkohë, pritet që një studio e kontraktuar nga bashkia të bëjë simulime virtuale të të dyja godinave në gjendjen aktuale (pra duke përfshirë të gjitha kontraktimet), në situata tërmeti të magnitudave ëe ndryshme për të bërë verifikimin në shkallën më të lartë të teknokogjisë për strukturën e shkollës.

Shkolla “Emin Duraku” është prej një jave shqetësim për prindërit. Për shkak të dëmit të shkaktuar nga tërmeti, pjesa më e madhe e prindërve nuk i çuan në shkollë fëmijët e tyre nga pasiguria për ndërtesën. Në fillim të javës, ata i dërguan një peticion Ministrisë së Arsimit, të cilës i kërkonin certifikatën e sigurisë për ndërtesën.

Dy ditë më pas në një protestë paqësore, një pjesë e tyre, me profesion inxhinierë dhe arkitektë, thanë se shkolla 9-vjeçare ka dëmtime serioze dhe vë në rrezik jetën e fëmijëve. Prindërit kanë diskutuar me njëri – tjetrin për ngritjen e një bordi ekspertësh nga ana e tyre për t’iu bashkuar grupit të inspektorëve të ndërtimit në verifikimin dhe ekspertizën e dëmeve.

Ndërkohë, të enjten një ekip i Bashkisë së Tiranës nisi riparimet në fasadën e shkollës, pa pritur rezultatin përfundimtar të ekspertimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy