Lotaria Amerikane/ Ambasada: Si të bëni një aplikim të suksesshëm

Lotaria Amerikane/ Ambasada: Si të bëni një aplikim të suksesshëm

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët, duke i këshilluar ata që të bëjnë aplikime të suksesshme për lotarinë Amerikane.

Në faqen zyrtare në ‘Facebook’, jep udhëzime për një aplikim të vlefshëm.

“Doni të aplikoni për lotarinë DV-2019 këtë javë? Ndiqni në vizatimin më poshtë recetën time për një aplikim të suksesshëm për lotarinë! Është më e lehtë sesa të bësh byrek! Sigurisht, që mund të më pyesni nëse nuk kuptoni ndonjë nga përbërësit e recetës  #AskAnna #PyetAnën”.

Kështu, mes këshillave, ambasada sugjeron që të gjithë të interesuarit;
-Aplikoni vetëm një herë gjatë DV-2019;
-Përfshini në aplikim të gjithë anëtarët e kualifikueshëm të familjes tuaj;
-Hiqni syzet për foton;
-Ngarkoni një foto të re për çdo vit që aplikoni;
-Ngarkoni foton e saktë për secilin anëtar të familjes tuaj
Duhet të theksojmë faktin se për shkak të disa problemeve në sistem, lotaria amerikane shtyhu aplikimet deri në datën 22 nëntor. Thirrja e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, vjen në një kohë kur Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi se do të ndërpritej fare lotaria.

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy