
“Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”, një nga projektet më të rëndësishme të leksikografisë shqiptare, ishte në qendër të një aktiviteti të zhvilluar në Universitetin e Korçës. Akademikë, studiues dhe pedagogë diskutuan mbi rëndësinë e kësaj vepre për ruajtjen dhe pasurimin e gjuhës shqipe.



