Petro Gjikuria, kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, ka kallëzuar në SPAK kandidatin e Partisë Socialiste për kryebashkiak, në zgjedhjet që do të mbanë në 4 gusht, Vangjel Tavon.

Gjikuria pretendon se Tavo ka transferuar gjendjen civile nga Dropulli në Himarë, ndërsa kërkon nga SPAK hetimin e procedurave.
Zgjedhjet për Bashkinë e Himarës zhvillohen pasi KQZ shpalli vakancën, ndërsa Fredi Beleri, u dënua nga Apeli i GJKKO-së për korrupsion zgjedhor, vendim që mori formën e prerë.

Kallëzimi është bërë në SPAK me datë 23 korrik, ndërsa sot ka nisur fushata elektorale për Bashkinë e Himarës.
Kujtojmë që në Himarë më 4 gusht do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore.



