Një prej prezantuesve më të dashur në Itali, Fabrizio Frizzi, është në gjendje të rëndë, pasi u ndie keq krejt papritur gjatë regjistrimit të emisionit të radhës “L’Eredita”.
Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku mjekët thonë se është në gjendje të rëndë.
RAI bëri të ditur se episodi i sotëm në Raiuno nuk do të transmetohet. Nuk dihet ende sëmundja nga e cila vuan prezantuesi i njohur.



