Policia greke i ngre kurth shqiptarit, lë të shesi drogën dhe më pas e arreston

Policia greke i ngre kurth shqiptarit, lë të shesi drogën dhe më pas e arreston

Një 18-vjeçar shqiptar ka rënë në kurthin e policisë greke të Patras, fill pasi ka bërë shkëmbimin me klientin e tij.

Bëhej fjalë për shitjen e rreth gjysëm kilograbi droge të dyshuar kanabis sativa.

Efektivët e policisë greke e kanë ndjekur të riun deri në pikën e takimit të tij me klientin dhe kanë pritur.

Në momentin që i riu ka kryer shkëmbimin dhe ka dalë nga apartamenti i klientit me paratë në xhep është përballur me surprizën e pakëndshme, prangat.

18 vjeçarit iu sekuestrua një sasi parash prej 1230 eurosh të përfituara nga shitja e drogës. Policia më pas i është drejtuar apartamentit të klientit dhe e ka arrestuar dhe atë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy