Pogradec/ Gjendet një grua e pajetë në banesë, krah saj edhe vajza 9 vjeçe

Pogradec/ Gjendet një grua e pajetë në banesë, krah saj edhe vajza 9 vjeçe

Një grua 45 vjeçare është gjetur e pajetë në banesë dhe pranë saj vajza 9 vjeçare, e cila vuan nga paaftësi fizike.

Burime nga policia e Korçës thanë se 45-vjeçarja dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale disa ditë më parë. 

Fqinjët njoftuan policinë pasi në pallat kishin ndjerë erën e keqe ndërsa kishin vënë re dhe mungesën e gruas si dhe mos reagimet e vajzës së saj. Në orën 22:20 policia shkoi në pallatin në lagjen nr 3 të Pogradecit dhe pasi hapi derën gjetën gruan të vdekur dhe pranë saj të bijën.

“Më datë 25.09.2020, rreth orës 22:20, në lagjen nr. 3, në banesë, është gjetur pa shenja dhune, trupi i pajetë i shtetases M. M., rreth 45 vjeçe, e cila dyshohet të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale disa ditë më parë. Viktima në banesë, jetonte me vajzën e saj shtetasen J. M., 9 vjeçe, e cila vuan nga paaftësi fizike dhe aktualisht ndodhet në Pediatri nën kujdesin mjekësor. “

Trupi i shtetases M. M., është dërguar në morgun e Spitalit dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Dram bëhet edhe më e rëndë pasi një muaj më parë i kishte vdekur i ati.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy