
Kryedemokrati Sali Berisha tha sot në Kuvend se parlamenti është shndërruar në mburojën më të turpshme në histori të vjedhjeve të qytetarëve shqiptarë.
Ai deklaroi se Edi Rama e ka shndërruar parlamentin në një leckë të veten, në të cilin nuk respektohet asnjë ligj, asnjë rregull, as Kushtetuta dhe asgjë tjetër përveçse interesave të tij.
Dy herë ka vendosur Gjykata Kushtetuese për ndërprerjen e mandatit të Olta Xhaçkës, Komisioni i Venecias ka marrë të njëjtin vendim. Ju garantoj unë këtu zonja secila prej jush do kishte fluturuar me kohë nga parlamenti po të kishte qenë rasti, po Olta jo, se Olta është e rrethit familjar.
Këtu është problemi. Ndaj dhe debatet shtyhen, nuk mund të shtyhen debatet mor zotëri, kanë afate kushtetuese.
Nuk negociohen interpelancat, kanë afate ligjore kushtetuese. Por shtyhen se Edi Rama nuk do parlament. Sepse në këtë parlament, qytetarët presin transparencën e vjedhjeve të tij. Vetëm AKSHI i dy Lindave është botëror.
Ajo e gjora Mirlindë me katër apartamente e vila, por ju nuk guxoni ta shqiptoni atë. Prandaj dhe e shndërroni parlamentin në një hiç, e shumëzoni me zero. Dilni këtu pa asnjë rregullore, pa asnjë gjë, nuk e respektoni as Kushtetutën në asnjë nen që takohet me parlamentin.



