Mark Zuckerberg është bërë baba për herë të dytë. Themeluesi i “Facebook” dhe e shoqja njoftuan dje ardhjen në jetë të vajzës së dytë, August.
Vogëlushja që mban emrin e muajit në të cilin lindi është fëmija i dytë i Zuckerberg me bashkëshorten Prischilla Chan. Ata kanë edhe një vajzë tjetër me emrin Max.
Zuckerberg postoi në “Facebook” një foto të familjes dhe një letër drejtuar vogëlushes së sapolindur.
“Do të jesh e zënë kur të rritesh, kështu që unë shpresoj që ti të gjesh kohë për t’u marrë erë luleve dhe për të mbledhur gjethe. Shpesoj që ti të lexosh librat e preferuar aq herë sat ë fillosh të fantazosh vetë histori të reja me personazhet”, thuhet në një pjesë të letrës.



