Kuvendi miratoi me procedurë të përshpejtuar projekligjin për “Lirimi I frekuencave të dixhital-divident”. Ministrja e Inovacionit tha se ligji ul kostot dhe siguron vazhdimësinë e marrjes nga publiku të të gjithë programeve televizive, transmetuar përmes rrjeteve tokësore, edhe pas kalimit të plotë në transmetimet numerike. Depuetetja e PDIU-së, Mesila Doda në replikë me ministren tha se frekuencat nuk mund të shiten, pasi ato janë pasuri kombëtare.



