
Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Mitrovicë.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune rreth orës 11:27, policia është njoftuar për një rast në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë ku është përdorur arma e zjarrit.
Burime policore bëjnë me dije se një person, ka shtënë në drejtim të tre personave duke i lënë të plagosur, të cilët më pas janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa raportohet se një prej tyre ka humbur jetën.
Gjithashtu edhe i dyshuari është i lënduar dhe është arrestuar nga njësitë policore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



